Trajneri i kombëtares çeke të futbollit, Ivan Hasek, ka shpallur listë për 2 ndeshjet e fundit në Nations League. Çekia do të luajë kundër Shqipërisë më 16 nëntor në “Air Albania”, ndërsa 3 ditë më pas do të duelojë me Gjeorgjinë në shtëpi.
Në listën e çekëve ka risi dhe rikthime të rëndësishme, me trajnerin që ka folur në konferencën për shtyp. Hasek thekson se do të jenë sfida të vështira, por ekip do të bëjë maksimumin për të triumfuar.
“Ne duam të vazhdojmë me tre ndeshjet e fundit, të cilat ishin të suksesshme si në aspektin e rezultateve ashtu edhe në lojë. Situata në grup është zhvilluar në atë mënyrë që të katër skuadrat vazhdojnë të luftojnë për ngjitje. Do të bëjmë maksimumin që të gëzojmë në fund.
Matej Sin? Kemi komunikuar me trajnerin e Kombëtares U-21. Ne jemi të bindur për potencialin e tij dhe ka bërë paraqitje fantastike, ndërsa mendojmë se ka për t’i dhënë shumë kësaj skuadre.
Në tetor tifozët na krijuan një atmosferë të mrekullueshme ndaj Shqipërisë, tani do të jetë e ngjashme. Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj! Si dhe të gjithë ata që shkojnë në Tiranë për të na parë. Ne do të bëjmë gjithçka për t'i bërë tifozët krenarë për ekipin”, ka theksuar timonieri i çekëve.