
Kroacia arriti të triumfonte 2-0 ndaj Francës në përballjen e parë mes tyre në finalen e Nations League. Një humbje që “dhemb” për francezët, të cilët do të duhet të përmbysin gjithçka në takimin e dytë mes tyre për të vazhduar rrugëtimin në Nations League.
Pas kësaj disfate ka folur Didier Deschamps. Ky i fundit ka theksuar se “Gjelat” nuk ishin në një ditë mjaft të mirë. Ndër të tjera premton se në sfidën e dytë gjithçka do të jetë ndryshe.
“Ne patën një fillim të mirë, por më pas ndodhën disa situata që u kthye në gabime teknike. Ne i dhamë shumë mundësi kundërshtarëve tanë. Pjesa e dytë pastaj ishte shumë më e mirë.
Mike Maignan priti penalltinë dhe më pas erdhën disa raste. Ne bëmë gjithçka mundëm në pjesën e dytë, por nuk arritëm dot nivelin që donim. Është e vërtetë që humbëm raundin e parë, por do të sigurohemi që të fitojmë në shtëpi. Do të bëjmë gjithçka për të ndryshuar situatën.
U ndëshkuam nga gjithçka i lamë atyre në pjesën e parë. Megjithatë në sfidën e kthimit do të jetë diçka tjetër. Në këtë sfidë ne hodhëm poshtë punën e bërë.
Mbappe? Nuk arriti dot të tregonte gjithçka di të bëjë. Megjithatë, arriti të krijonte mundësi përballë një mbrojtjeje shumë hermetike. Ai mund të bëjë gjithmonë më mirë, por në këtë sfidë ishte shumë i kufizuar”, ka deklaruar timonieri i francezve.