
Azerbajxhan - Estoni
Azerbajxhani ka përfunduar sfidën në shtëpi, në Baku përballë Estonisë. Skuadra azere nuk ia ka dal në kryeqytet të marrë 3 pikët në një barazim pa gola 0-0.
Baltikët luajtën më mirë dhe në fund e shohin veten të avantazhuar edhe nga ajo 1 pikë. Estonezët dalin me 4 pikë momentalisht nga grupi. Azerët marrin pikën e parë në grup ndaj nuk mund të jenë edhe aq të mërzitur në fund të fundit.
Kombëtarjha e vendit ku luan Redon Xhixha renditet e fundit në grup dhe nuk ka çfarë të jap më shumë, ndërkohë Estonia është e parafundit me 4 pikë. Loja ishte e vakët e andaj nuk pati gola. Më shumë dominuan miqtë e ardhur në vendin e gazit, në posedim e në raste.
Poll