
Bukayo Saka largohet nga grumbullimi me Anglinë. Talenti i Arsenal u dëmtua në sfidën me Greqinë dhe në këtë mënyrë nuk mund të japë kontributin e tij për “tre Luanët”.
Lajmin e largimit nga grumbullimi e ka bërë të ditur vetë Federata Angleze e Futbollit nëpërmjet nën postimi në rrjetet sociale. Lojtari është rikthyer te “Topçinjtë”, ku do të bëjë më pas edhe vizitat e specializuara për të mësuar shkallën e dëmtimit
Kujtojmë se Anglia u mposht nga Greqia në shtëpi me shifrat 2-1. Një humbje që “dhemb” për “Tre Luanët” që tashmë “humbasin pjesët” para duelit me Finaldën, sfidë që do të luhet ditën e nesërme në transfertë në orën 18:00.
“Bukayo Saka nuk do të udhëtojë në Finlandë. Saka është rikthyer te Arsenal për t’iu nënshtruar vizitave mjekësorë dhe për të mësuar më pas edhe shkëllën e dëmtimit”, ka njoftuar Federataa Angleze e Futbollit.