Joao Cancelo & Cristiano Ronaldo
Joao Cancelo është futbollisti më i ri i Barcelonës. Mbrojtësi portugez është larguar nga Arabia Saudite, për t’u bashkuar me ekipin spanjoll në LaLiga, por jo përgjithmonë.
Kjo për shkak se 31-vjeçari ka kaluar nga Al Hilal te Barcelona në formë huazimi. Ky transferim i këtij lloji, do të jetë i vlefshëm deri në fund të sezonit, kur katalanasit do të kenë të drejtën e blerjes përfundimtare.
Kujtojmë se për portugezin ky është një rikthim te Barcelona, pasi ka luajtur në huazim edhe më parë, nga 2023-shi në 2024-ën. Ndërkohë që në Evropë ka luajtur edhe për Benfican, Inter, Valencian, Juventus, Manchester City dhe Bayern Munich.
Poll
