
Arthur Melo
Para pak ditësh, u bë e ditur se Arthur Melo do të largohej nga Juventusi në formë huazimi. Kështu ka ndodhur, mesfushori brazilian është huazuar deri në fund të sezonit në ekipin e Gironës.
Këtë e ka bërë të ditur vetë skuadra spanjolle përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare. Arthur Melo do të jetë pjesë e klubit të Gironës deri më 30 qershor të këtij viti.
28-vjeçari brazilian nuk është aktivizuar në asnjë ndeshje këtë sezon për Juventusin, trajneri Thiago Motta nuk e kishte në planet e tij ndaj e lejoi të largohet në huazim.
View this post on Instagram
Poll