
Alexis Sanchez
Alexis Sanchez është larguar përfundimisht nga Udinese pas eksperiencës së dytë me bardhezinjtë. Pas një sezoni me klubin italian, sulmuesi 36-vjeçar është rikthyer në LaLiga.
Sevilla do të jetë klubi i ri me të cilin Alexis Sanchez do të luajë. Lajmin e ka konfirmuar vetë skuadra andaluziane nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku prezantohet sulmuesi i njohur.
Sanchez ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me skuadrën e Sevillas. Sulmuesi kilian është rikthyer në kampionatin spanjoll pas 11 vitesh, ku luajti për Barcelonën nga viti 2011 deri në 2014.
View this post on Instagram
Poll