
Marcus Rashford
Barcelona ka triumfuar përballë Daegu, në një ndeshje miqësore. Sfida e zhvilluar në stadiumin e ekipit Korano-Jugor, përfundoi me shifrat e thella 0-5, në favor të “djemve” të Hansi Flick.
Në këtë duel, gjeti golin e parë me Barcelonën edhe sulmuesi anglez, Marcus Rashford. Ndërkohë që golat u tjetër u shënuan nga Gavi (2), Robert Lewandowski dhe Toni Fernandez.
Vlen të theksohet se katalanasit kanë bërë mjaft mirë në 3 miqësoret e luajtura. Para fitores me Daegu, katalanasit kanë mposhtur Vissel Kobe (ekip japonez) dhe Seoul (ekip koreano-jugor).
Poll