Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

VIDEO/ Edi Rama i sjell “fat” Realit, Mbappe dhe Vinicius japin “show”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Edi Rama i sjell “fat” Realit, Mbappe dhe Vinicius japin
Real Madrid

Real Madrid mori një fitore të rëndësishme për kreun në La Liga, ndërkohë që në stadium ishte prezent edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Të besuarit e Xabi Alonsos mposhtën në “Santiago Bernabeu” Villarreal 3 – 1.

Protagonistët e këtij takimi ishin Mbappe dhe Vinicius. Ky i fundit kontriboi me 2 gola, ndërsa francezi me 1 gol dhe 1 asist. Konkretisht në minutën e 47 Vini zhbllokoi shifrat. Në të 69’ po sërish braziliani dyfishoi nga 11-metërshi.

Mikautadze hapi “llogaritë” për Villarreal në të 73’. Por goli i Mbappes “vulosi” 3 pikët në favor të “Galaktikëve”. Pas 8 javë në La Liga, Reali kryeson më 21 pikë, por në rast se Barcelona merr fitore karshi Sevilla, kreun do i takojë katalanasve me 1 pikë më shumë. Në sfidat e tjera, Levante mposhti Real Oviedo, Valencia - Girona 2 - 1 dhe Atheltic Bilabo - Mallorca 2 - 1.

      

Poll

Lexo gjithashtu