
Barcelona
Barcelona ka regjistruar fitoren e radhës në La Liga duke mposhtur mbrëmjen e sotme Real Oviedon me rezultatin 3-1 në transfertë. Katalanasit u gjendën në disavantazh të parët në këtë sfidë.
Një gabim “foshnjarak” i portierit Garcia që la portën e boshatisur, bëri që vendasit të shënojnë nga 40 metra me Alberto Reinan. Megjithatë, disavantazhi nuk ndikoi tek katalanasit që përmbysën shifrat në pjesën e dytë.
Eric Garcia, Lewandowski dhe Araujo i dhanë tre pikët Barcelonës me golat e tyre mbrëmjen e sotme. Katalanasit gjenden në vendin e dytë me 2 pikë larg Realit kryesues në tabelë.
Goli i Real Oviedo
Poll