Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Vazhdon “pazari” i trajnerëve te Reali, Perez tenton lëvizjen “alla” Alonso (KANDIDATI PËR STOLIN)

Shkruar nga NEWSPORT
Vazhdon “pazari” i trajnerëve te Reali, Perez tenton
Sebastian Hoeness dhe Vincent Kompany

Shumë emra, mundësi, por ende në kuadër spekulimesh. Real Madrid është ende në orvatjen e ideve, kur vjen puna për të gjetur zëvendësuesin e Alvaro Arbeloas, cikli i të cilit do të marrë fund pasi të mbyllet sezoni.

Për presidentin e Merengues, Florentino Perez, ka një zgjidhje sesi organika mund të “këndellet” dhe për këtë arsye ka hedhur sërish sytë drejt Gjermanisë për të tentuar një goditje “alla” Xabi Alonso.

Edhe pse ky i fundit u afrua në “Santiago Bernabeu” dhe u largua pas vetëm 5 muajsh nga klubi për shkak të mungesës së rezultateve në La Liga, emri i tij mund të shërbejë si pretekst që Perez të provojë sërish, dhe bëhet fjalë për trajnerin e Stuttgart, Sebastian Hoeness.

Kështu raporton e përditshmja gjermane, BILD, që shkruan se përvoja dhe karakteristikat e tij për mënyrën se si e ndërton sistemin e lojës, janë fakte të mjaftueshme që kreu i Realit ta “shtojë” në listën e zgjeruar të emrave që po përfliten në stol.

Një edicion për t’u harruar nga madrilenët, edhe pse kampionati s’e ka zbehur ende shpresën për të mos dalë pa gjë, pasi në kupë dhe Champions “lanë duart”.

 

Poll

Lexo gjithashtu