
Dani Olmo u zyrtarizua ditën e sotme te Barcelona. Spanjolli u prezantua te katalanasit, e të cilët ka firmosur një kontratë deri në vitin 2030.
Në fakt për 26-vjeçarin është një rikthim te Barça, pasi nga La Massia u largua 10 vite me parë. tashmë golashënuesi i Euro 2024 ka thënë edhe fjalët e para si lojtar katalanas, teksa ka theksuar se është gati për të dhënë maksimumin për të fituar trofe.
Ndër të tjera ka nënvizuar se gjithmonë ka dashur të luajë me lojtarë si Leëandoëski, teksa Barça është një ekip i madh.
“Unë jam shumë i lumtur, është një ëndërr e bërë realitet, po vij në shtëpi me familjen time dhe bashkëlojtarët. Mezi po pres që t’ia filloj, jam shumë krenar që Barcelona e ka bërë këtë përpjekje, ata më deshën mua.
Negociatat ishin mjaft intensive, por kjo është normale. Gjithçka ka përfunduar shpejt me Leipzigun dhe jam gjithashtu krenar me ta. Tani një fazë e re do të nis dhe ne do të shkojmë për gjithçka.
Kualiteti, prekja e parë, unë tashmë kam luajtur me shumë lojtarë të Barcelonës. Ka shumë kualitet këtu, unë dua të luaj me lojtarë si Leëandoëski dhe jam i përgatitur që të jap kontributin tim.
Objektivi është për të fituar, ne jemi Barça dhe duhet të garojmë për të gjitha, ne kemi një skuadër, kemi lojtarët, kemi stafin dhe do të shkojmë për gjithçka”, ka theksuar Olmo.