Mesfushori kryesor i Barcelonës Pedri, do të qëndrojë jashtë fushave të blerta për të paktën 1 muaj. Ky është njoftimi i funidt nga skuadra katalanase.
Në minutën e 61-të, Pedri nuk mundi të vazhdojë dot më lojën karshi Slavia Prague, Champions League, e fituar 4 – 2 nga Barcelona. Problemet fizike ndikuan, aq sa të largohej duke çaluar në fushë.
Nëse procesi i rikuperimit ecën sipas këtij plani, i bie që mesfushori spanjoll të mungoi ndaj Real Oviedo, Elche, Mallorca, Girona dhe Levante në La Liga.
Por kjo nuk është e gjitha, në këtë hapësirë kohor, Pedri do të jetë jashtë kundër Copenhagen (Champions League) dhe Albacete (Kupa e Spanjës).
Rreziku është i madh që nëse Barça nuk siguron biletën mes 8-të më të mirëve në tabelën e përgjithshme të Championsit këtë sezon, atëherë 23-vjeçari mund të mungoi në sfidën e parë të “play-off”-it.
INJURY UPDATE
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 22, 2026
Tests conducted this morning have confirmed that first team player Pedro González “Pedri” has a right hamstring injury, which he picked up during the game against Slavia Prague yesterday.
The recovery time is expected to be one month. pic.twitter.com/b5xGJdKjuw
