Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

“Trajneri dhe Deco çelësat e suksesit”, presidenti i Barcelonës, Laporta: Ky është konfirmimi i një sezoni historik

Shkruar nga NEWSPORT
“Trajneri dhe Deco çelësat e suksesit”, presidenti i
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta

Mbrëmjen e djeshme, Barcelona arriti të fitojë titullin kampion të 28-të në historinë e tyre pas triufmit ndaj Espanyolit. Presidenti i klubit katalanas, Joan Laporta ka folur pas kurorëzimit si kampionë të Spanjës.

“Jemi shumë të lumtur. Është konfirmimi i një sezoni historik, pavarësisht vështirësive që kemi pasur. I falenderoj lojtarët, të cilët kanë bërë shumë mirë, na kanë dhënë emocione të bukura dhe ne jemi të dashuruar me këtë ekip për atë që transmeton.

Ata meritojnë gjithçka. Trajneri ka qenë një nga çelësat e suksesit, dhe gjithashtu meritë ka dhe Deco për ribashkimin e këtij ekipi.

Përballë përpjekjeve për destabilizimin që nuk i kisha parë kurrë më parë, fitorja është e të gjithëve”, u shpreh presidenti Laporta.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga