Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Real Madrid lëshon deklaratën “kërcënuese” ndaj arbitrave para finales

Shkruar nga NEWSPORT
Real Madrid lëshon deklaratën “kërcënuese” ndaj
 

Klubi i Real Madrid në lidhje me ngjarjet e fundit ka dhënë një deklaratë, duke specifikuar pakënaqësit e tyre dhe “thumbuar” arbitrin e finales:

“Real Madrid i konsideron të papranueshme deklaratat publike të bëra sot nga arbitrat e caktuar për finalen e Copa del Rey të planifikuar për nesër. Këto protesta të qarta, të cilat çuditërisht kanë përqendruar vëmendjen në video nga një media e mbrojtur nga liria e shprehjes si “Real Madrid TV”, të kryera qëllimisht 24 orë më parë kundër njërit prej pjesëmarrësve të finales, tregojnë edhe një herë, armiqësinë e qartë dhe të manifestuar të këtyre arbitrave ndaj Realit Madrid.

Deklarata edhe më befasuese, me tone kërcënuese, duke aluduar në unitetin e arbitrave, u përdorën për të njoftuar masa apo veprime të pretenduara që nuk i bien shumë parimeve të drejtësisë, objektivitetit dhe paanshmërisë që duhet të mbizotërojnë vetëm disa orë para një ngjarje futbollistike që kap vëmendjen e qindra milionave njerëzit nëpër botë.

Duke pasur parasysh seriozitetin e asaj që ndodhi, Real Madridi shpreson që përgjegjësit për RFEF dhe organin arbitrues të veprojnë në përputhje me rrethanat, duke miratuar të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur prestigjin e institucioneve që përfaqësojnë”, shkruhej nga klubin “Galaktikë”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga