
Marc Casado është shndërruar në një pikë kyçe te Barcelona, me 21-vjeçarin që ka fituar besimin e Hansi Flick. Casado për shkak të performacës së tij të mirë ka arritur të tërheqë vëmendjen e disa klubeve të tjera.
Arsenali i Mikel Artetës është një nga klubet që i është vënë pas spanjollit, me anglezët që po monitojnë në detaje këtë pistë. Skuadra e Premier League po mendon edhe për një ofertë që mund të tundojë Barçën për të lënë të lirë talentin e saj.
Kjo pasi nga drejtuesit spanjoll Casado shihet si një nga futbollistët e të ardhshmes dhe në “Camp Nou” nuk dëshirojnë të heqin dorë kollaj nga shërbimet e tij. Gjithsesi mbetet të shihet në muajt në vazhdim për të mësuar se sa do të jetë oferta e skuadrës angleze dhe çfarë do të ndodhë me 21-vjeçarin e katalanasve.