Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Përplasje mes babait të Lamine Yamal dhe tifozëve të Betis, policia ndërhyn dhe …

Shkruar nga NEWSPORT
Përplasje mes babait të Lamine Yamal dhe tifozëve të Betis,
Momente kur policia shkon te qetesoje situaten mes babait te Lamine Yamal dhe tifozeve te Real Betis

Sfida mes Real Betis  dhe Barcelonës nuk pati tensione vetëm në fushë, por edhe në shkallët e stadiumit. Një incident ka ndodhur gjatë kësaj përballjeje, ku i përfshirë ishte babai i Lamine Yamal, Mounir Nasraoui.

Ky i fundit kishte udhëtuar kilometra të tëra për të parë të birin, teksa u përfshi në një situatë aspak të këndshme me tifozët vendas. E gjitha ka nisur pas disa gjesteve dhe veprimeve gjatë pjesës së parë, të cilat nuk janë pritur mirë nga vendasit, me babain e Yamal që ishte ulur në një zonë të rrethuar nga tifozët e Real Betis.

Policia ka ndërhyrë menjëherë për të qetësuar gjakrat dhë më pas i është kërkuar Mounir Nasraoui që të mos acaronte më shumë tifozët vendas, pak minuta më pas gjithçka u qetësua dhe nuk pati më trazira në shkallët e stadiumit.

Poll

Lexo gjithashtu