Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

“Pena e meriton të luajë”, Szczesny: Jam plotësisht i gatshëm tashmë, nuk e di se kur do debutoj

Shkruar nga NEWSPORT
“Pena e meriton të luajë”, Szczesny: Jam plotësisht i
Wojciech Szczesny

Ende i çuditshëm mbetet fakti që Ëojciech Szczesny nuk ka debutuar me Barcelonën. Ish-portieri i Juventusit u rikthye nga pensionimi për t’u bërë pjesë e katalanasve për të zëvendësuar Ter Stegen të dëmtuar, por ende nuk ka debutuar me ekipin.

Në një intervistë të dhënë për mediat, 34-vjeçari polak ka shpjeguar më shumë këtë situatë. “Është e vështirë të zhgënjehem nga kjo situatë, jam plotësisht dakord me trajnerin. Ende nuk e di se kur do të debutoj. E thashë që në fillim se më duhej kohë të rikuperoja formën time fizike. Tani ndihem plotësisht i gatshëm për të luajtur.

Kur të gjithë e panë që trajneri nuk po më aktivizonte, mediat u përpoqën të ushtronin presion ndaj Flick. Unë isha i pari që thashë se Inaki Pena meriton të luajë dhe ne i besojmë atij.” – u shpreh Szczesny.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga