Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

“Nëse doni të fajësoni dikë, më fajësoni mua”, Hansi Flick merr përgjegjësitë pas humbjes: Është detyrë e imja të mbroj lojtarët

Shkruar nga NEWSPORT
“Nëse doni të fajësoni dikë, më fajësoni
Hansi Flick

Barcelona pësoi humbjen e parë  në kampionat për këtë sezon. Katalanasit u mposhtën 4-2 nga Ossasuna. Një humbje kjo që “dhemb”, pasi tashmë Real Madrid e “kërcënon” nga pas.

Pas kësaj disfate ka four Hansi Flick. Timonieri i katalanasve ka theksuar se në këtë sfidë merr përgjegjësitë e tij për humbjen. Ndër të tjera nënvizoi se skuadra bëri shumë gabime dhe se nuk ishte një lojë e mirë.

“Është përgjegjësia ime të kujdesem për lojtarët, dhe disa prej tyre kishin luajtur shumë minuta. Pushimi i tyre ishte i nevojshëm.

Pas pushimit ndërkombëtar, shumë lojtarë do të kthehen, do të kemi më shumë për të zgjedhur. Rrotullimet e shumta nuk janë justifikim, por ne nuk kishim zgjidhje tjetër.

Nuk ishte një lojë e mirë. Ne bëmë shumë gabime dhe bëmë shumë rrotullime me ekipin dhe ndoshta kjo është një arsye pse, por ato ishin të nevojshme, ka shumë ndeshje dhe shumë minuta të grumbulluara.

Duhet ta pranojmë këtë humbje. Nuk luajtëm mirë. Unë marr përgjegjësinë. Nëse doni të fajësoni dikë, më fajësoni mua. Unë bëra gabime. I luaja më shumë lojtarët dhe tani duhej t’i pushonim”, ka theksuar Hansi Flick.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga