
Duket se skuadra e Real Madrid po merr formë nga dita në ditë pas rikthimeve që aq shumë i kishin munguar.
Pas Ferland Mendy dhe Franco Mastantuono, të cilët ishin rikthyer më herët edhe Carvajal e Trent Alexander Arnold i janë bashkuar grupit pas një kohe të gjatë dëmtimesh.
Mbrojtësit janë kthyer pikërisht në momentin më të rëndësishëm për madrilenët, për shkak se pas disa ditësh do të kenë 2 ndeshje mjaft të vështira. Më 22 tetor ndaj Juventusit dhe 4 ditë më vonë do të luajë “El Clasico” ndaj Barcelonës.
Pasi po kalon një formë mjaftë të mirë si në kampionat, ashtu edhe në Champions League, “Los Blancos” do të përpiqen të “tregojnë dhëmbët” edhe në këto ndeshje mjaft të rëndësishme, por edhe të vështira.