Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Mungon vetëm zyrtarizimi, Laporta gati të kryejë “martesën” Flick-Barcelona

Shkruar nga NEWSPORT
Mungon vetëm zyrtarizimi, Laporta gati të kryejë
Laporta dhe Flick

Hansi Flick dhe Barcelona do të vazhdojnë së bashku deri në vitin 2027. Në fakt, e vetmja gjë që mungon është firma në kontratë për të njoftuar zgjatjen e “martesës” pas fitores së kampionatit. Presidenti i Blaugranave, Joan Laporta, konfirmoi për “RAC1” se ka arritur një marrëveshje me trajnerin gjerman:

"Jemi shumë të kënaqur me punën që po bën Hansi, ai ka arritur ta ndryshojë situatën dhe të rikthejë shpirtin konkurrues të ekipit . Tashmë kemi folur me drejtorin sportiv Deco, i cili së shpejti do të finalizojë negociatat dhe kështu do ta bëjmë zyrtare rinovimin e tij.

Unë ia atribuoj atij një përqindje shumë të lartë të suksesit të ekipit , ai ka rigorozitet, disiplinë, forcë mendore dhe një ndjeshmëri të veçantë. Ai i ka bërë të gjithë të ndihen të rëndësishëm dhe ky është çelësi i suksesit sezonal.

Ai është gjithashtu i lumtur në këtë klub, po argëtohet dhe na bën të argëtohemi. Ai është shumë entuziast për projektin dhe na tha se po jeton një nga fazat më të mira të karrierës së tij".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga