Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Mbappe “burgos” tifozin, shtetasi e pëson pasi bëri lëvizje duke imituar majmunin

Shkruar nga NEWSPORT
Mbappe “burgos” tifozin, shtetasi e pëson pasi bëri
Kylian Mbappe

Real Madridi mori një fitore të rëndësishme me Real Oviedo në javën e dytë të La Ligas me shifrat 3-0. Një ngjarje racizmi ka ndodhur natën e këtij takimi, ku viktima ka qenë Kylian Mbappe.

Në minutën e 37-të të takimit, një tifoz i Oviedos bëri lëvizje dhe tinguj duke imituar një majmun pasi Mbappe shënoi gol. Por personi është identifikuar dhe është arrestuar nga Policia e Spanjës.

Tifozi jo vetëm që është arrestuar për racizëm ndaj Mbappes, por gjithashtu është propozuar edhe të gjobitet. Siç bëjnë me dije mediat spanjolle, personi mund të gjobitet me një shumë nga 60 mijë deri në 650 mijë euro.

Poll

Lexo gjithashtu