Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

“Lumë” ofertash për portierin e Barcelonës, drejtuesit “fërkojnë duart”

Shkruar nga NEWSPORT
“Lumë” ofertash për portierin e Barcelonës,
Inaki Pena- Wojciech Szczesny

Barcelona me shumë gjasa do të shesë disa futbollistë për të sjellë të ardhura në klub. Mënyrë kjo për të patur më pas mundësinë për të bërë transferime të reja që mund të përforconin skuadrën.

Kështu një prej lojtarëve që me shumë gjasa do të jetë i pari që do të shitet është portieri Inaki Pena. Spanjolli mori vendin e titullarit pas dëmtimit të Andre ter Stegen, por më pas u ul në stol pasi katalanasit ia dorëzuan “çelësat” e portës Wojciech Szczesny.

Por gjithsesi për Pena ka “lumë” ofertash dhe kjo bën që të Barça të “fërkojnë” duart. Sipas “Sport” bëhet me dije se Real Betis e Celta Vigo e duan në La Liga, Galatasaray në Turqi si dhe disa skuadra nga Premier League. Nga shitja e tij, drejtuesit e barcelonës synojnë të përfitojnë jo më pak se 15 milionë euro, shumë kjo që nuk duket problem për transferimin e tij.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga