Kristjan Asllani ka përfunduar në qendër të merkatos. Torino nuk do të blejë kartonin e mesfushorit dhe në këtë mënyrë palët do të ndërpresin mes tyre bashkëpunimin dhe lideri kuqezi do të rikthehet te Interi.
Por siç dihet as te Interi nuk ka minuta dhe klubi zikaltër punon për gjetjen e një tjetër skuadre për Asllanin. Pas Fiorentinës, Sassuolos dhe Parmës, tashmë një tjetër ekip ka dalë në skenë për shërbimet e shqiptarit.
Sipas “Marca” bëhet me dije se drejtuesit e Gironas kanë nisur kontaktet me Interin për të marrë informacion për Asllanin. Girona po kërkon përforcime për gjysmën e dytë të sezonit, pasi aktualisht renditet në vendin e 17-të në tabelë.
Tashmë për 23-vjeçarin qëndrimi në Serie A nuk është priotitet dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me këtë “pistë”.
