
Duke u drejtuar me shpejtësi për të fituar topin në mesfushë, Mbappe u hodh në këmbën e djathtë te rivalit Blanco, por llogaritë i dolën gabim, çka i shkakatoi kartonin e kuq.
Soto Grado (arbitri në fushë) fillimisht e konsideroi veprimin si të denjë për një karton të verdhë, por u thirr shpejt në “VAR” nga Gil Manzano, i cili e bëri atë të ndryshonte vendimin dhe të përjashtonte ish-lojtarin e PSG-së. Mbappe u largua nga fusha duke pranuar të pashmangshmen dhe pa thënë asgjë.
Në raportin për përjashtimin e Mbappe thuhet: “Në minutën e 38-të lojtari Mbappe, u përjashtua për arsyen e mëposhtme: se kishte ndërhyrë në shputën e këmbës së kundërshtarit, në duelin për topin, duke përdorur forcë të tepruar”.
Veprimi mund të klasifikohet si lojë e ashpër, e cila mund të dënohet me një deri në tre ndeshje. Në atë rast se merr dënimin maksimal, nuk do të luajë finalen e “Copa del Rey” ndaj Barcelonës.