Kylian Mbappe ishte protagonisti kryesorë i Real Madrid në fitoren ndaj Olympiacos Piraeus. Madrilenët triumfuan 4-3 ndaj holandezve, në një mbrëmje e cila foli e gjitha për sulmuesin francez.
4 gola të shënuar nga Mbappe i dhanë mundësinë “Los Blancos” të fitojnë një ndeshje shumë të rëndësishme në Champions League. Pas këtij suksesi ka folur vetë futbollisti, i cili nuk mendon se skuadra varet nga ia pavarësisht golave të shënuar.
“Mos e thoni këtë. Mos thoni se fituam falë Kylianit. Me gjithë respektin, kjo është një pyetje e gabuar. Secili në skuadër ka detyrën e vet. Detyra ime është të shënoj gola, por pa shokët e ekipit nuk do të fitonim. Çdo skuadër ka lojtarë që duhet të bëjnë punën e tyre, por nuk mendoj se ekziston ndonjë varësi këtu. Mendoj se është më shumë një sajesë nga gazetarët ose njerëzit jashtë ekipit”, ka deklaruar sulmuesi.
