Hansi Flick - Pedri
Barcelona triumfoi 4-2 ndaj Slavia Prague mbrëmjen e djeshme në Champions League, por këtë fitore e zbehu dëmtimi i liderit të skuadrës. Pedri ndjeu shërish shqetësim, gjë e cila alarmon stafin e blaugranave.
Pas ndeshjes ka folur Hansi Flick, me timonierin e Barçës që zbulon edhe gjendjen e mesfushorit. Flick ka theksuar se ende nuk e dinë se sa serioz mund të jetë dëmtimi i fubollistit.
“Është ajo që është. Ndonjëherë ndodh. Ende nuk e dimë sa serioz është dëmtimi”, deklaroi gjermani, duke treguar kështu se ende nuk ka një diagnozë të qartë. Ndërkohë Pedri në ditët në vazhdim pritet t’iu nënshtrohet edhe vizitave mjekësore për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit dhe gjendjen e tij.
Poll
