Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Goli 'fantazëm' i Yamal, presidenti i La Ligas: S'paguajmë 8 milionë euro për teknologjinë, shpenzim jo i zgjuar

Shkruar nga NEWSPORT
Goli 'fantazëm' i Yamal, presidenti i La Ligas:
Javier Tebas

Mungesa e “Goal Line Technology”, është kthyer në një nga temat më të nxehta të diskutimit në ditët e fundit në futbollin spanjoll. I gjithë ky debat ka nisur, pas atij goli ‘fantazmë’ të shënuar nga Lamine Yaman në “El Clasico” përballë Real Madrid.

Pikërisht për mungesën e kësaj teknologjie, ka folur vetë presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, i cili shpjegon arsyet se përse nuk përdoret diçka e tillë në kampionatin spanjoll të futbollit.

“Nuk është një teknologji e përsosur dhe kjo është arsyeja e parë. Por nuk është vetëm kjo. Gjatë gjithë sezonit, gola të tillë ndodhin 3-4 herë dhe përveç se kjo teknologji nuk është perfekte, vlera është shumë e lartë për ta përdorur. Të paguash 8 milionë euro për hiçgjë, më duket një shpenzim jo i zgjuar”, është shprehur Javier Tebas.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga