
Barcelona ka zgjedhur portierin e ri që do të mbulojë katërkëndëshin e katalanasve pas dëmtimit të Marc-Andre Ter-Stegen. Wojciech Szczesny është emri i përzgjedhur nga klubi katalanas që kishte mes alternativave edhe portierë si Keylor Navas apo Etrit Berisha.
Gardiani polak kishte njoftuar tërheqjen nga futbolli, por një mundësi e tillë nuk mund të injorohet lehtë. Vetë Szczesny konfirmoi bisedimet me blaugranat mëngjesin e sotëm, ndërsa tani ka ardhur edhe konfirmimi nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano.
34-vjeçari do të firmosë kontratën 1-vjeçare dhe do të kryejë vizitat mjekësore në ditët e ardhshme në Spanjë. Ter Stegen do të mungojë për plot 8 muaj dhe Szczesny do të konkurojë me Inaki Pena për vendin e titullarit.