
Bernardo Silva është një nga objektivat e Barcelonës për ta transferuar në merkaton e verës. Jo vetëm kaq, pasi mesfushori i Manchester Cityt siç dihet prej kohësh është një dëshirë e katalanasve, të cilët mesa duket do të sfidohen nga rivali i tyre më i madh.
Jorge Mendes ka menduar të fut në “luftë” dy ekipet spanjolle, pasi emrin e portugezit e ka “servirur” në tavolinën e Real Madrid. Në këtë mënyrë Silva i vetëofrohet madrilenëve për shumën e 58 milionë eurosh.
29-vjeçari është një pikë kyçe në formacionin e Pep Guardiolës, teksa me Manchester Cityn ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2026. Por pavarësisht kësaj, mesfushori asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën të luajë në një kampionat të tjetër dhe tashmë mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në muajt në vazhdim.