Real Madrid triumfoi me përmbysje 5-2 ndaj Dortmund mbrëmjen e djeshme, sfidë e vlefshme për Champions League. Kjo fitore “dhemb” për madrilenët, të cilëve u janë dëmtuar dy titullarët e ekipit.
Kështu ditën e sotme pas vizitave mjekësore është mësuar gjendja e Rodrygo dhe Thibaut Courtois. Sulmuesi brazilian pësoi një dëmtim të kofshës kundër Borussia Dortmund, duke u larguar në pesë minutat e fundit për t’i lënë vend Aurelien Tchouamenit, ndërsa gardiani i portës ka pësuar një dëmtim muskulor.
Të dy lojtarëve do t’u duhet kohë për rikuperimin dhe në këto kushte humbasin duelin me barcelonë, takim që do të luhet ditën e shtunë në orën 21:00. Barcelona nga krahu tjetër “fërkon duart” pasi Dortmund i jep një “asist” perfekt para “El Clasicos” me Realin.
View this post on Instagram