
Real Madrid
“Hallet” për Carlo Ancelottin nuk kanë fund. Pas dëmtimeve të Dani Carvajal, Eder Militao, Antonio Rudiger tashmë është dëmtuar edhe David Alaba.
Ky i fundit pas vizitave mjekësore është mësuar edhe shkalla e dëmtimit. Austriaku ka një problem në aduktorin e këmbës së majtë.
Koha e rikuperimit për këtë dëmtim do të shikohet saktësisht në ditët në vijim, por gjasat janë që të mungojë minimalisht 3 javë. Një problem për Ancelottin, i cili tashmë duhet të bëjë llogaritë pa shërbimet e tij në ndeshjet e ardhshme.
View this post on Instagram
Poll