
Barcelona mori një fitore të rëndësishme ndaj Benfican në “Play-Off” të Champions League. Nëj fitore minimale 1-0 për katalanasit, të cilët për më shumë se 70 minuta luajtën me 10 lojtarë, pasi Pau Cubarsi doli me të kuq që në pjesën e parë.
Por kjo fitore nuk është festuar siç duhet nga katalanasit. Përveç Alejandro Balde që mori një dëmtim në kyçin e këmbës edhe 2 futbollistë të tjerë tashmë janë me probleme fizike.
Bëhet fjalë për Inigo Martinez dhe Pedri, të cilët e mbyllën sfidën me probleme. Për duelin me Osasunën që do të luhet në kampionat të 3 lojtarët me shumë gjasa nuk do të jenë të gatshëm, pasi stafi nuk dëshiron që futbollistët të rrezikojnë të dëmtohen akoma më shumë. Kjo shton “hallet” e Hansi Flick, i cili duhet të bëjë pa shërbimet e tyre.