
Kilian Mbappe ishte njeriu I ndeshjes së djeshme ndaj Bayern Munchen. Sulmuesu francez shënoi dopietë në fitoren 2-3 që PSG-ja mori në transfertën gjermane. Ditën e sotme, mediat gjermane bëjnë me dije se Mbappe i ka kërkuar largimin PSG-s dhe nuk do të rinovojë kontratën që skadon sezonin tjetër.
"Cuatro e Cadena SER", raportojnë gjithashtu se ylli francez ka kërkuar të firmosë me Real Madrid që është edhe ëndërra e tij më e madhe. Tashmë mbetet për t'u parë gjatë merkatos së verës pasi Mbappe për momentin ka refuzuar rinovimin e kontratës së re.
Poll