Skënderbeu është rikthyer ditën e sotme përgatitjve për ndeshjen e radhës që do të luajnë në shtëpi ndaj Vllaznisë. Lojtarët ditën e djeshme bojkotuan stërvitjen për shkak të rrogave të pamarra, ndërsa sot kanë pranuar të zbresin në fushë.
Vetë presidenti Takaj deklaroi ditën e djeshme për Newsport.al se do të ketë një takim me lojtarët. Futbollistët duket se kane pranuar të dalin sërish në stërvitje dhe kjo vërtetohet nga postimi i klubit në faqen zyrtare. Siç duket palët kanë gjetur një marrëveshje dhe kështu të gjithë futbollistët zbritën sot për t'u stërvitur.

Poll