Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Bojkoti ishte lëvizje e detyruar", Kokëdhima: Nuk po luftojmë vetëm për futbollin, i kemi bërë të qarta qendrimet tona

Shkruar nga NEWSPORT
"Bojkoti ishte lëvizje e detyruar", Kokëdhima: Nuk po

Futbolli në Shqipëri është ndalur, këtë herë jo prej pandemisë, por vendimin që Liga Profesioniste dhe klubet kanë marrë për të mos vijuar futbollin deri në plotësimin e kushteve. Presidentët e Superligës së bashku me Ligën dhe FSHF-në kërkojnë të plotësohet 4 kërkesat nga ana e Qeverisë e për këtë arsye kanë bojkotuar prej 3 javës futbollin në Shqipëri. I ftuar në emisionin "Fair Play" me gazetaren Enkeleida Zeko, presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima u shpreh se ky bojkot është I detyruar.

"Jemi në komunikim të vazhdueshëm. Çdo javë jemi mbledhur në tryezë, por kemi një platformë komunikimi të gjithë ne presidentët e klubeve. I kemi bërë të qarta qëndrimet tona. Bojkoti ishte lëvizje e detyruar për botën e futbollit.

Liga nuk ka kërkesa vetëm për futbollin. Liga ka shtruar kërkesa për të gjitha sportet. Projekti që ne kemi, përfshin të gjitha sportet. Pra, ne nuk luftojmë vetëm për futbollin, por për të gjitha sportet", tha presidenti i klubit fierak.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga