Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Bojkoti i Superligës, Fidel Ylli zbulon: Ja kur do t'i japim përgjigje Ligës Profesioniste

Shkruar nga NEWSPORT
Bojkoti i Superligës, Fidel Ylli zbulon: Ja kur do t'i japim

Futbolli në Shqipëri është ndalur për shkak të bojkotit të Ligës Profesioniste dhe presidentëve të klubeve pasi kërkojnë plotësimin e 4 kërkesave nga ana e Qeverisë. Deri në këto momente nuk ka ende një vendim final dhe Liga pas mbledhjes e para disa ditëve vendosi të priste përgjigjen përfundimtare të Qeverisë kjo e pas takimit Rama-Duka.

 Në një prononcim për "Report TV", deputeti i Partisë Socialiste që është ngaruar për këtë çështje, Fidel Ylli është shprehur se ditën e nesërme do t'I kthejë përgjigje përfundimtare Ligës.

"Nesër do të japim edhe konkluzionin mbi bojkotin", është shprehur shkurtimisht Fidel Ylli. Liga ka kërkuar që brenda ditës së enjte të ketë një përgjigje lidhur me kërkesat e saj në mënyrë që të marrë vendim për të ardhmen e kampionatit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga