
Një nga çështjet më të përfolura në futbollin shqiptar është rifillimi. Ekipet e Superiores nuk kthehen në fushë deri në plotësimin e kërkesave. Në një intervistë për Fax Neës ka folur sekretari i Ligës Profesioniste, Dritan Kadia. Kadia shprehet se mund ët ektë përshkallëzime, nëse situata vijon e njëjtë.
''Dialogu është kërkuar tre-palësh. FSHF ka qënë iniciator e kësaj çëshjte. Nëse qeveria do reagojë, ne jemi gati për bisedime.
Me datën 21 shtator do bëhet mbledhja e radhës. Vendimi ka qënë unanim. Ka patur mungesë pasi Gjcii nuk ka qënë. Sipas asaj që është shprehur, bojkoti ka axhendë të caktuar. Pas kësaj do ketë përshkallëzime. Mund të ketë protesta pasi Presidentët janë shprehur kështu. Nuk di të them se kur fillon, por ne kemi dëshirë që këtë të shtunë'' - Pohon Kadia.