
Drejtori I Partizanit, Olsi Rama është I ftuar në Neës 24 ku po diskutohet për Ligën dhe bojkotin e futbollit. I vëllai I kryeminsitrit të vendit ka treguar se liga duhet të qartësohet, ndërsa tregon se ka folur me Edi Ramën përpara një viti sa I takon ligjit të sponsorizimeve.
Rama I është përgjigjur edhe Koço Kokëdhimës, presidentit të Apolonisë që është shprehur për bojkot të zgjatur deri në djegie të sezonit.
"Futbolli është një katalizator I mirë, duhet të bëhet një përçapje gat ë dyja palët si nga Qeveria ashtu edhe nga Liga. Sa më shumë të vonohet nisja aq më shumë do nalargohen tifozët sepse kemi problem edhe stadiumet, kur të nisë kampionati do humbasë ky support. Liga duhet të qartësohet për idetë dhe të diskutohet në tavolinat përkatëse.
Bisedë me vëllanë kryeministër? Kam pasu bisedë që vjet kur doli kjo pjesa e bojkotit, që doli ligji I sponsorizimit. Kemi bërë pakt që mos flasim për futboll, ndajmë pak mendime më shumë për Juventusin se për Partizanin.
Terrenet sportive që I janë marrë klubeve I kanë vendosur ato në vështirësi. Pagat që paguhen ndaj lojtarëve janë përtej mundësive. Fla,urtari I ka borxhet në tatime më shumë se 1.3 miliardë lekë, Vllaznia 1.1, Tirana mbi 800 milion lekë. Unë nuk e di sesi u licensua Tirana me këtë borxh dhe nuk mundet që të bëhen akord me tatimet, një rrëmujë e gatuar sëbashku. Pasioni bën që presidentët të harxhojnë nga lekët e familjeve të tyre.
Presidenti I Apolonisë u shpreh për të djegur sezonin? Kokëdhima duhet të jetë I lumtur që të marrë pjesë në Superligë sepse ka një ekip me talente cilësore dhe të provonte veten, jo të shkojë drejt idesë për të djegur kampionatin dhe sezonin. Nëse nuk mendojmë për rritjen e klubeve, kjo është e gabuar. Nuk e di sesi do të luhet me data kaq të ngjeshura. Këro daljet me fletë në stadium dhe leximet janë si fletë-rrufetë e kohës së Enverit", tha Olsi Rama.