Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Bojkot i dytë nëse Qeveria nuk mban premtimet? E zbulon presidenti i Ligës Profesioniste

Shkruar nga NEWSPORT
Bojkot i dytë nëse Qeveria nuk mban premtimet? E zbulon presidenti i

Kategoria Superiore do të rikthehet në fushë duke I dhënë fund bojkotit. Ditën e sotme Liga Profesioniste ka zhvilluar një mbledhje pas shkresës së djeshme të deputetit Fidel Ylli.

Pas mbledhjes me klubet, Liga vendosi që t'I japi fund bojkotit dhe ditën e diel të zbresi në fushë për ndeshjet e para të Kupës së Shqipëisë dhe të mërkurën do të rinisi zyrtarisht Kategoria Superiore. Pas mbledhjes, presidenti i Ligës, Edvin Libohova u shpreh se është gjetur akordi për 3 pikat me Qeverinë, ndërsa kryesroja mbetet Ligji i Sponsorizimit, por edhe për këtë pikë ka miratim nga Qeveria.

"Kemi një mbështje nga Qeveria që do të zbresim në fushë dhe unë mendoj se me kalimin e kohës ne do të gjejmë zgjidhje për të mirën e futbollit. Nuk mund të flasim sërish për bojkot nëse nuk zgjidhen çështje pasi kjo mbetet për t'u parë. Për 3 pikat e para kemi arritur akordin me Ministrinë, ndërsa "thembra e Akilit" mbetet Ligji i sponsorizimit", u shpreh Libohova.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga