U mendua në fillim se do ishte një nga ata që do "dominonin" botën e futbollit në të ardhmen, por nuk qe e thënë që të ndodhte. Bojan Krkic, një talent i dalë nga akademia e famshme e Barcelonës dhe ku luajti edhe me ekipin e parë të katalanasve përkrah Messit, Xavi dhe Iniestas tashmë duket një 'yll' i shuar.
Pas largmit nga Barcelona provoi me rradhë ekipe duke filluar nga Roma, Milan, Ajax, Stoke City apo edhe Mainz. Por kohët e fundit lojtari me origjinë serbe duket se ka "humbur". Në moshën 27 vjeçare ai është pjesë e Alaves në kampionatin spanjoll të futbollit. Një ekipi që lufton për mbijetesë ku nuk është titullar fiks. Me sa duket për tu ringritur duhet ta fillosh nga poshtë dhe këtë po bën edhe Bojan.