Blofi i parë i merkatos së Bylisit është portieri Davor Taleski. I afrua disa javë më parë portieri maqedonas është largimi i parë nga skuadra ballshiote. Ardhja e Isli Hidit ka bërë që hapësirat për lojtarin të jenë më të pakta. Në këtë mënyrë portieri ka vendosur të largohet pasi dëshiron të luajë më shumë. Maqedonasi ka gjetur me konsensur marrëveshjen me drejtuesit e klubit dhe është larguar nga skuadra për të firmosur me FK Bregalnica Stip në kategorinë e dytë maqedonase.
Siç duket paraqitjet e tij në ndeshjet miqësore nuk e kanë bindur trajnerin Dovedan që ka kërkuar një portieri me eksperiencë. Pas miqësores ndaj Tiranës ku Bylisi pësoi 5 gola trajneri Dovedan deklaroi se të dy portierët e aktivizuar ishin 0. Një gjë e tillë ka detyruar drejtuesit të hidheshin në merkato për të gjetur një portieri me eksperiencë dhe të duhur për Kategorinë Superiore. Me firmën e Hidit është mbyllur përfundimisht kjo çështje.