Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Bledar Devolli nuk përmbahet para Kamzës: Askush nuk e priste të ishim në garë, t'i japim një "grusht" kundërshtarit

Shkruar nga NEWSPORT
Bledar Devolli nuk përmbahet para Kamzës: Askush nuk e priste të

Bledar Devolli, trajneri i Kastriotit në një prononsim të dhënë për "Supersport" është shprehur se në ndeshjen me Kamzën do të japin maksimumin e do i japin një grusht të fortë kundërshtarit, duke tentuar vetëm fitoren.

Gjendja e skuadrës- "Ndryshimi ka qenë për mirë. Çfarë shikojmë dhe çfarë në thonë miqtë, është një Kastriot tjetër. Për këtë më vjen mirë. Edhe ndeshjen e fundit luajtëm mirë, e thashë edhe pas takimit. Diferencën e bëri goli dhe më pas pësuam edhe të dytin. Ai e vrau ndeshjen. Gjithsesi jam i kënaqur nga skuadra, që punoi mirë dhe normal që edhe në vijim do bëjmë mirë. Shpresoj të vijojmë me këtë seriozitet në stërvitje dhe ndeshje."

Objektivi -  "Që nga dita e parë u kam thënë çunave që çdo ndeshje është finale. Ishim në një situatë të vështirë dhe askush nuk e priste të futeshim në garë. Është më e vështira e këtyre dy fazave kjo ndeshje. Me rëndësi është të punojmë mirë. Kam besim se në çdo ndeshje do futemi për maksimumin."

Kundërshtari- "Kamza, edhe pse ka ndryshuar, është ekip i vështirë, pasi kanë lojtarë me eksperiencë dhe me cilësi. E treguan edhe me Teutën, kur morën një pikë me vlera. Ne shikojmë punën tonë, nëse stërvitemi dhe paraqitemi seriozë, kam besim se nuk do dalim pa gjë. Do futemi në fushë për të fituar dhe duam t'i japim një grusht të fortë rivalit dhe ta lëmë poshtë."

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga