
Televizioni Publik Shqiptar i ka kushtuar një hapësirë të madhe sportit këtë sezon. Jo vetëm futbolli në vënd por dhe sporte të tjera kanë marrë një vëmëndje të veçantë. Së fundmi, redaksia e sportit ka marrë tre përforcime të reja. Pejana Elezi, Trevisa Tufa dhe Sabina Mete, tre vajza bjonde për hapësirën sportive në TVSH. Të treja vajzat kanë nisur fillimisht një provë të kaluar më pas me sukses. Pejana dhe Sabina të shtunën kanë kryer lidhje direkte nga stadiumi “Selman Stermasi” duke intervistuar para ndeshjes protagonistët e munguar në fushë për shkak dëmtimesh apo kartonash.
Pas ndeshjes, të treja vajzat kanë pozuar përkrah moderatores Hygerta Sako ndërkohë që pjesë e fotos ka qenë dhe një tjetër gazetare në TVSH që nuk merret me futbollin.