
Vllaznia ka prezantuar sot zyrtarisht Matko Djarmatin si drejtorin e ri sportiv. Kroati ka një eksperiencë të madhe në futbollin tonë, pasi ka mbajtur veshur fanellat e klubeve të njohura. Gjatë konferencës për mediet, Djarmati u shpreh se nuk ishte palë me asnjë klan që vendos se cili do drejtojë klubet në Shqipëri, ndërsa është propozim direkt I Rijekës, klubit të njohur kroat.
Vetë drejtuesit e kanë pranuar se Vllaznia po tenton të binjakëzohet me Rijekën, ndërsa ende nuk ka asnjë shkresë të firmosur zyrtarisht. Vonesë për këtë sipas Djarmatit janë bërë problemet familjare të personit kroat të ngarkuar, ndërsa nuk dihet nëse Rijeka është mirë financiarisht apo vuan një krizë ekonomike. Edhe gazetarët e pranishëm I kanë kujtuar drejtuesve se në të shkuarën për të fshehur dështimet apo problemet ndodhnin këto manovra binjakëzimesh në Shkodër.