Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është shprehur për Supersport, se nuk është aspak e vërtetë që duhet të merret një biletë edhe për të parë Andorrën dhe Francën në të njëjtën kohë. Ndërsa, ka thënë se për Francën janë shitur 20 mijë bileta, kurse për Andorrën vetëm 2 mijë e pak bileta, e ndërsa të tjerat, sipas tij, janë përralla.
“Biletë edhe për Francën edhe për Andorrën? Këto janë përralla që janë shpikur, nuk është aspak e vërtetë diçka e tillë. Për Francën kemi shitur 20 mijë bileta, kurse për Andorrën nuk janë shitur aq shumë.
Ata që kanë dashur ta keqinterpretojnë, që përveç biletës, po paguajnë edhe një biletë anëtarësimi. Unë mendoj që ky është një debat që nuk vlen. Në “Arena Kombëtare” janë shitur 20 mijë bileta për Francën, kurse për Andorrën janë shitur vetëm 2 mijë e 8 bileta. Ditën e enjte, me Andorrën duhet të bëjmë mirë. Duhet ta fitojmë atë takim dhe më pas të shpresojmë për një festë për ndeshjen ndaj Francës”.