
Fulham dhe Southampton ishin ekipet e interesuara për firmën e Thomas Strakoshës. Portieri i Shqipërisë nuk ka rinovuar me Lazion dhe po shqyrton të gjitha ofertat që vijnë në drejtim të tij. Dëshira e Strakoshës është të provojë një eksperiencë në Premier League
Gardiani 27-vjeçar pritej t’i bashkohej Fulham, por raportimet e fundit të “Gazzetta dello Sport”, shkruajnë se Strakosha i ka hedhur poshtë ofertat e dy klubeve angleze, pasi oferta e Neëcastle, e ka bindur më shumë.
Kujtojmë që Newcastle u ble në janar nga Mohammed bin Salman, i cili është dhe presidenti më i pasur në botën e futbollit, me pasurinë e tij që kalon 300 miliardë euro. Kontrata e ofruar për Strakoshën mendohet të jetë e majme dhe “Gazzetta dello Sport”, e konsideron të kryer transferimin e portierit kuqezi te Newcastle.