
Kukësi do përballet me Laçin të enjten në orën 16.45, në kuadër të javës së 12-të të Superiores. Klubi verilindor ka bërë një postim pak më parë, teksa i bën thirrje tifozëve që të jenë sa më të shumtë në Air Albania në mesjavë.
"JU PRESIM NË "AIR ALBANIA"Me ju ne jemi më të fortë dhe këtë e kemi treguar gjithmonë Fituam ndeshjen e tretë radhazi por janë edhe shumë gara dhe asgjë nuk ka përfunduar Shumë sfida të tjera na presin!
Të enjten luhet një tjetër ndeshje e rëndësishme për ne. Në stadiumin "Air Albania", do të luhet ndeshja Kukësi-Laçi dhe prezenca juaj në stadium, është një ndihmë e madhe për ne! Së shpejti rikthehemi në Kukës dhe së bashku do të arrijmë gjëra të mëdha, prandaj deri atë ditë na mbetet të sakrifikojmë edhe pak" - shkruan klubi.
Kukësi renditet në vendin e dytë me 23 pikë të grumbulluara. Synimi është titulli kampion, me grupin që është tejet i fortë.