Melburn Viktori ka triumfuar ndaj kampionëve të Italisë Juventus në miqësoren e vlefshme për turneun veror International Champions Cup.
Skuadra australiane ku aktivizohet sulmuesi shqiptar Besart Berisha ka fituar pas gjuajtjeve të penalltive pasi rezultati përfundimtar i lojës doli 1-1. Juventus kishte aktivizuar në këtë miqësore shumë futbollistë të rinj por edhe titullarët Dibala, Sandro, Hernanes, Lemina e Azamoah.
Sulmuesi shqiptar Besart Berisha e nisi takimin si titullar dhe u zëvendësua në minutën e 65-të.