
Spanja ishte fituesja e kampionatit europian U-21 dhe një përsonazh që nuk binte shumë në sy ishte dhe Marc Roca. Mesfushori nuk ishte një nga ata lojtarë spektakolar në fushën e lojës, por çdo top kalonte nga ai. Kjo i ka rënë ne sy dhe "gjigantëve" të Bayern Munich që duket se ka bërë ofertën e parë për të.
Sipas revistës sportive gjermane "Kicker" bavarezët kanë ofruar 40 milionë euro për të aq sa është dhe kluzola e tij. Pritet të shihet nëse klubi që zotëron kartonin e tij Espanyoli do t'i hapë rruge transferimit apo do të kërkojë të përfitojë më shumë prej tij duke parë dhe paraqitjet e mira të 22-vjeçarit.
Poll